Presidenti Meta kërkon t’i jepet fund skllavërisë
02 dhjetor 2018
| 14:31
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, ka bërë thirrje për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte.
“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/