Presidenti Meta mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB
24 nëntor 2021
| 11:36
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, sot, e mërkurë, 24 nëntor 2021, nga ora 14.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” do të mbajë ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB. Ligjërata e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z.Ilir Meta, për studentët e Kolegjit AAB, ndo të fokusohet në temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan”.
Kështu thuhet në njoftimin për medie nga Kolegji AAB.
Njoftimi i plotë:
Kemi kënaqësinë e veçantë, t’ ju ftojmë të ndiqni ligjëratën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z.Ilir Meta, për studentët e Kolegjit AAB, në temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan”.
Ligjërata do të mbahet sot, e mërkurë, 24 nëntor 2021, nga ora 14.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.