Presidenti Meta merr pjesë në festivalin e rrushit “HardhFest 2019”
16 gusht 2019
| 14:57
Në Rahovec është hapur të premten festivali i rrushit “HardhFest 2019”, i cili sivjet organizohet me moton “Një got’ për mot”.
Pjesë e hapjes së këtij festivali ishin përfaqësues të institucioneve të vendit, kryetarë komunash, deputetë, ministra dhe zëvendësministra.
I pranishëm në këtë festival të rrushit ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
/Epoka e re/