Presidenti Meta, në aeroplanmbajtësen e SHBA, “Abraham Lincoln”
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë të veçantë. Kreu i shtetit është ngjitur në bordin e aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në detin e Adriatik.
Në një postim në Facebook, Presidenti shkruan se në një prej aeroplanmbajtëseve më të mëdha të SHBA ka takuar personelin e saj, një pjesë e të cilëve 20 vite më parë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës.
“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.