Presidenti Meta në iftar me drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri

06 maj 2019 | 20:31

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

“Së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, për të ndarë nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit!  Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar në…