Presidenti Meta ngushëllon familjen Daci
26 janar 2019
| 19:47
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime familjes Daci për vdekjen e të birit Arianit Dacit.
Meta ka thënë se është i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.
“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.