Presidenti Meta nuk do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese

15 korrik 2021 | 15:16

Burime pranë Partisë Socialiste të Shqipërisë tregojnë se vendimi i parlamentit për shkarkim nuk do të miratohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Një ndër arsyet mbetet se Kuvendi ishte me 122 deputetë dhe jo me 140, siç e përcakton Kushtetuta. Ky mbetet një argument kushtetues, sikurse një tjetër arsye, shprehen në mazhorancë, është se nuk kishte opozitë reale në Kuvend, kur u votua shkarkimi, shkruan kohajone.

Por të njëjtat burime tregojnë si nën zë, se ka ndryshuar kursi presidencial këtë verë, ashtu edhe mendimi në qeveri ndaj Ilir Metës, prandaj kjo mbetet arësyeja kryesore që Gjykata Kushtetuese do votojë 7 me 0 në favor të mosshkarkimit të Presidentit. Por kjo gjykatë do nxjerrë një vendim si punë RREGULLORE se si duhet të sillet Kryetari i Shtetit në muajin e fushatës zgjedhore.

Gjithashtu kjo gjykatë ka filluar shqyrtimin e dekretit të Presidentit Meta për zgjedhjet vendore 30 qershor 2019. Ndërkohë Kushtetuesja e ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias ka administruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Komisioni njofton se kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të zhvillohet më 14 tetor 2021.

Kjo verë e nxehtë duket e freskët për Presidentin, pasi po fiton ndaj kryeministrit dhe mazhorancës me sloganin “me qetësi e dashuri”, gjë të cilin nuk e manifestoi gjatë muajit të fushatës.

Presidenti synon të marrë prapë LSI në muajin korrik 2022 dhe t’i futet politikës aktive me synimin që të bëhet edhe njëherë kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se…