Presidenti Meta: Përjetë falënderues NATO-s dhe ShBA-së për lirinë e Kosovës

12 qershor 2020 | 11:54

Presidenti i Republikës së Kosovës, Ilir Meta, ka thënë se është falënderues dhe mirënjohjes për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me lirinë e Kosovës.

Meta në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka vlerësuar lartë kontributin e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit dhe UÇK-së.

“Sot, në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon. Përjetë mirënjohës dhe falënderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/614769412464841/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fazat lehtësuese që janë marrë së fundi nga të gjitha…