Presidenti Meta pjesë e inaugurimit të aeroportit të ri në Stamboll
29 tetor 2018
| 17:36
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në inaugurimin e aeroportit të ri të madh të Stamboll.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ishte kënaqësi për të, ta uroj presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
“Kënaqësi e veçantë ta uroja presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inaugurimi e Aeroportit të ri të Madh të Stambollit”, ka shkruar presidenti Meta.
/Epoka e re/