Presidenti Meta pret në takim sekretarin e Shtetit të Vatikanit
25 shkurt 2019
| 12:15
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Presidenti Meta ka theksuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit sot janë më të forta se kurrë.
“Kënaqësi të mirëpres në Tiranë sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit sot më të forta se kurrë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/