Presidenti Meta shijon Alpet shqiptare
01 gusht 2018
| 09:50
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vazhdon të promovojë turizmin malor.
Destinacioni i radhës në këto ditë të nxehta për kreun e Shtetit ishin Alpet e Shqipërisë.
“Një udhëtim mbresëlënës në Leqet e Hotit, në Selcë-Cem, në Lëpushë e Vermosh, mes mrekullive të alpeve shqiptare, aty ku turistët i gëzohen rrugës së re dhe turizmit malor”, ka presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.