Presidenti Meta shkon për ngushëllime në familjen Abazi
04 dhjetor 2019
| 13:59
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit të cilët kanë humbur dy djemtë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit.
Ai ka thënë se vdekja e dy vëllezërve Abazi është një humbje dhe dhimbje si për Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.
“Jemi këtu në Gjilan për t’i shprehur ngushëllime familjes Abazi për dy djemtë e tyre, një humbje e madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Jemi bashkë që ta ndajmë këtë dhimbje sepse të bashkuar të gjithë mund ta tejkalojmë këtë fatkeqësi”, ka thënë Meta.