Presidenti Meta: Shtyrja e zgjedhjeve, mundësi që palët të dialogojnë

20 qershor 2019 | 15:56

President i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediet, presidenti Meta, ka thënë se qëllimi i shtyrjes së zgjedhjeve ka si qëllim qetësimin e situatës dhe se bën thirrje për dialog mes palëve.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti egjiptian në Kosovë është duke kërkuar të integrohet më…