Presidenti Meta: Sukses i shkëlqyer i skuadrave shqiptare
28 gusht 2020
| 10:25
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur fitoret e ekipeve shqiptare për kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Evropës.
“Sukses i shkëlqyer i skuadrave shqiptare në arenën sportive europiane! Edhe Kukësi dhe Laçi kualifikohen në turin e dytë të Ligës së Europës. Urime të dy ekipeve për këto fitore të merituara dhe premtuese!”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.