Presidenti Meta takohet me Palmer
09 prill 2019
| 19:34
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se me zyrtarin e SHBA ka diskutuar për situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.