Presidenti Meta takohet me Sali Berishën
20 nëntor 2019
| 13:17
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky takim i thirrur nga Meta vjen në kuadër të krizës politike në të cilën ndodhet Shqipëria.
Meta do të takohet sot në ora 17:30 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Mes tyre do të jenë edhe përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur-SOROS.