Presidenti Meta takoi Enver Hoxhajn: Shqiptarët duhet të jenë në unitet, kemi para sfida jo të lehta

30 dhjetor 2020 | 18:07

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili ishte i shoqëruar nga Xhavit Haliti e Uran Ismaili. Kreu i shtetit ka diskutuar me Hoxhajn për zhvillimet në Kosovës dhe çështje të tjera që lidhen me shqiptarët në rajon.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidentit Ilir Meta shprehet e shqiptarët në rajon duhet të kenë unitet në qëndrimet e tyre, pasi sfidat që kanë përpara nuk janë të lehta.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”,- deklaron Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani ende nuk i ka bërë dy muaj në…