
Presidenti Meta takon ish-presidenten Jahjaga
16 maj 2018
| 15:21
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sot ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fuqizimi i rolit të gruas në të gjitha fushat e jetës, mbetet një sfidë që meriton më shumë angazhim.
“Takim i përzemërt me ish-presidenten, Atifete Jahjaga. Fuqizimi i rolit të gruas në të gjitha fushat e jetës, mbetet një sfidë që meriton më shumë angazhim dhe vëmendje nga të gjithë”, ka shkruar Meta.
/Epoka e re/