Presidenti Meta takon kampionët e xhudos nga Kosova
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka takuar sot xhudistët nga Kosova.
Presidenti shqiptar ka thënë se këta sportist janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.
“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.
I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.
Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar presidenti Meta në “Facebook”.
/Epoka e re/