Presidenti Meta takon motrën e mbretëreshës shqiptare Geraldinë
22 prill 2019
| 12:51
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Sylviane Muselier, motra Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.
Në një postim në Facebook, kreu shtetit shkruan: “Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë.
Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.
Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë”.