Presidenti Meta telefonon kryeministrin e ri të Greqisë

08 korrik 2019 | 17:21

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta,  ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i ri i Greqisë. Meta thotë se i ka uruar suksese Mitsotakisit dhe se shpreson që marrëdhëniet midis dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis. Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë. Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Meta.

Kyriakos Mitsotakis është shpallur dje fitues i zgjedhjeve parlamentare në Greqi dhe do të zëvendësojë Aleksis Tsipras në drejtimin e shtetit fqinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i futbollit amerikan, Baker Mayfield nuk është më beqar.…