Presidenti Meta uron botuesin Mavraj për 20-vjetorin e “Epokës së re”
28 janar 2020
| 13:53
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar botuesin Muhamet Mavraj për 20-vjetorin e themelimit të gazetës “Epoka e re”.
Presidenti Meta, në letrën dërguar Mavrajt ka thënë se “Epoka e re” si zëdhënëse kurajoze e fjalës së lirë, interesit publik dhe kombëtar, vazhdon të japë një kontribut cilësor për informimin e drejtë dhe çështjen shqiptare, veçanërisht për forcimin dhe mirëfunksionimin e demokracisë dhe institucioneve të shtetit të së drejtës në Kosovë.
“Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Epoka e re”, dëshiroj t’ju shpreh urimet më të përzemërta, ju, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite.
Urimi i plotë i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta: