Presidenti Meta uron Kosovën pas vendimit të Parlamentit Evropian
13 shtator 2018
| 15:16
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian që Kosovës t’i hiqen bizat.
Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vendimi i Parlamentit Evropian ishte mesazh i qartë i perspektivës së saj evropiane.
“Urime Kosovë! Përshëndes vendimin e Parlamentit Evropian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën! Mesazh i qartë i perspektivës së saj evropiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!”, ka shkruar Meta.
/Epoka e re/