Presidenti Meta uron Shaip Kamberin
30 qershor 2022
| 23:35
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përgëzuar Shaip Kamberin me rastin e fitores së mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Meta në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se Shaip Kamberi do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës.
Urimi i plotë i Presidentit Meta:
“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”??