Presidenti Meta viziton fermen e mjedrës në Shterpcë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar fermat në të cilat kultivohen mjedrat, në komunën e Shterpcës (Brezovicë).
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” Meta ka thënë se Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.
Postimi i plotë i presidentit Meta:
Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.