Presidenti Meta viziton shkollën e fëmijërisë
07 mars 2018
| 15:09
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e 7 Marsit, Ditës së mësuesit, ka vizituar shkollën e fëmijërisë “Fan Noli”.
“Me nostalgji dhe emocion të veçantë u riktheva sot në shkollën time “Fan Noli”, për t’ju uruar mësueseve të mia të dashura Kadrie Dibra, Mirjana Hoxha, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo e Kasiani Nikolla por edhe të gjithë mësuesve e profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin! Uroj që “Fan Noli” të mbetet siç ka qenë një nga shkollat lider të arsimit në vend”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.