Presidenti Meta viziton Turqinë, pritet nga Erdogan
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Është vetë Kreu i Shtetit, ai që e ka bërë të ditur këtë fakt, përmes një postimi në facebook, ku shkruan se u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
”Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”,-shkruan Presidenti Meta.
Postimi i plotë
Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.