Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

01 qershor 2022 | 21:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar pas vdekjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-presidentin Bujar Nishani.

Kjo është edhe dekorata më e lartë që jepet nga presidenti i Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’, më të lartën e shtetit shqiptar”.

Meta thotë se Nishani do të vlerësohet si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.

“Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut,” ka shkruar Meta në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe…