Presidenti Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut” Edita Tahirin

08 mars 2022 | 22:42

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me mbështetjen dhe nën kujdesin e veçantë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u organizua të martën në institucionin e kryetarit të shtetit, aktiviteti nën moton “Gra që Frymëzojnë”.

Meta i ka ndarë titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-ministres së Dialogut, ish-zëvendëskryeministres Edi Tahiri.

“Kënaqësi që me këtë rast, të vlerësoja me mirënjohje për të gjithë angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për forcimin e familjes, shoqërisë, por edhe të kombin tonë, znj. Edita Tahiri, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Zonja Tahiri është një personalitet shumë i njohur, që prej dekadash kontribuon për çështjet madhore, siç ka qenë liria dhe e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Metës:

Shumë i lumtur, që nën moton “Gra që Frymëzojnë” të festonim sot, në Institucionin e Presidentit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me shumë zonja të nderuara nga të gjitha trevat shqiptare, që kanë spikatur dhe lënë gjurmët e tyre në fusha të ndryshme të jetës, duke u kthyer në shembuj frymëzimi për shumë gra dhe vajza.
Kënaqësi që me këtë rast, të vlerësoja me mirënjohje për të gjithë angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për forcimin e familjes, shoqërisë, por edhe të kombin tonë, znj.Edita Tahiri, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Zonja Tahiri është një personalitet shumë i njohur, që prej dekadash kontribuon për çështjet madhore, siç ka qenë liria dhe e Pavarësisë së Kosovës.
Në kushtet e një represioni dhe një gjenocidi të jashtëzakonshëm dhe jo vetëm kaq, por edhe sot ajo vijon të jetë një zë i fuqishëm, aktiv dhe përfaqësues, me një angazhim të vazhdueshëm edhe si Kryetare e Lobit Rajonal të Grave të Europës Juglindore, duke spikatur në përkrahjen e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe integrimin e tyre në vendimmarrje.
Në shembullin e saj të angazhohemi dhe të bashkojmë të gjitha forcat për fuqizimin e mëtejshëm të rolit të vajzave dhe grave, për të ndërtuar një shoqëri sa më përfshirëse, më të drejtë, më humane dhe pa konflikte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salzburgu e ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj…