Presidenti Meta: Votoni më të ndershmit
Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka hedhur sot votën e tij.
Menjëherë pas votimit, Meta bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë dhe të votojnë me të ndershmit.
“Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin”.
“Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla”, ka deklaruar presidenti Meta.