Presidenti Michael Crow i Arizona State University (ASU) bashkëbisedon me përfaqësues të 41 universiteteve në Kolegjin Universum
Me datën 9 maj për dy ditë me radhë nën organizimin e UNI-Universum International College (Kolegji Universum) është mbajtur InternationalStaffWeek më i madhi në Ballkanin Perëndimor me 72 pjesëmarrës nga 41 universitete partnere nga 18 shtete të Evropës dhe Turqisë. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare te Kolegjit Universum e drejtuar nga Alajtin Berisha.
“UNI-Universum International College (Kolegji Universum) po vendos Kosovën në hartën e botës”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vetë me hapjen e këtij organizimi prej më të mëdhave në Ballkanin Perëndimor.
Shumë udhëheqës të kolegjeve nga shtete të ndryshme kanë paraqitur përvojat e tyre dhe arritjen për dekada me radhë dhe ndër ta një paraqitja para të pranishmëve e ka bërë edhe Presidenti Michael Crow i Arizona State University (ASU), i cili për 20 vjet më radhë ka udhëheqë me këtë universiteti.
“Çfarë nderi e kënaqësi me pas mundësinë me biseduar dhe me mësuar nga Presidenti me i suksesshëm i ndonjë universiteti amerikan ne këto dekadat e fundit, Presidenti Michael Croë i Arizona State University (ASU). Për 20 vite ne udhëheqje te ASU, Presidenti Croë ka shndërruar ASU-ne ne Universitetin #1 me inovativ ne SHBA për 8 vite radhazi (para Harvard, MIT dhe Stanford), derisa te njëjtën kohe e ka rritur numrin e studenteve ne 180,000, duke e bere ASU-ne universitetin me te madh publik ne SHBA me buxhet prej 5.2 miliard dollarë (ku vetëm 8% vjen nga shteti) nga 750 milion sa ishte kur ka filluar mandatin!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet pas prezantimin të punës së presidentit të ASU-s, Michael Crow.
Po ashtu Berisha ka bërë të ditur se ka filluar bashkëpunimin edhe me Arizona State University (ASU), duke njoftuar se “Se bashku me ASU, do ta fuqizojmë Kosovën”.!