Presidenti mirëpret nënshkrimin e letrës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

20 janar 2020 | 13:42

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore prestigjioze gjermane “Lufthansa” dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, e cila mundëson hapjen e linjës ajrore Prishtinë -Beograd.

Ai ka thënë se kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për ambasadorin e ShBA-së në Berlin, Richard Grenell, si dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëm muaji i parë i vitit 2020 dhe fansat…