Presidenti në banketin perandorak, uron mbarësi në periudhën Reiwa
23 tetor 2019
| 10:46
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka marrë pjesë në banketin e shtruar për nder të proklamimit të marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito, në Pallatin Perandorak në Tokyo të Japonisë.
Në këtë banket kanë marrë pjesë krerë shtetesh e qeverish nga 180 vende të botës, zyrtarët më të lartë të Japonisë dhe përfaqësuesit e organizatave më të mëdha ndërkombëtare.
Presidenti Thaçi i ka uruar Perandorit Naruhito dhe gjithë popullit japonez paqe, mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa.
/Epoka e re/