Presidenti nënshkroi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme
18 mars 2020
| 09:36
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si president, pas takimit me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.
Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha të martën mbrëma, në një konferencë shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Për të hyrë në fuqi, dekreti duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.