Presidenti nis takimet me liderë partish pa prani të mediave
Takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike do të mbahen pa praninë e mediave për shkak të gjendjes së krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Zyra për Media ka njoftuar se pamjet dhe fotografitë gjatë takimit do t’u përcillen mediave.
Njoftimi i Zyrës së Media:
Të nderuar gazetarë,
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike.
Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Si rrjedhojë e masave të ndërmarra kundër virusit COVID19 dhe rekomandimeve të personelit shëndetësor për ta ulur rrezikun, për shkak të hapësirës së papërshtatshme për dhjetëra gazetarë, fotografë e kameramanë në Zyrën e Presidentit, Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’ua dërgojë pamjet vizuale dhe fotografitë e këtyre takimeve.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!