Presidenti nuk e kthen mbrapa, Ligji për Pagat hynë në fuqi automatikisht

21 shkurt 2019 | 11:55

Pavarësisht kërkesave nga shumë kategori të sektorit publik për mos nënshkrimin e Ligjit për Paga nga ana e presidentit Hashim Thaçi, ky i fundit ka vendosur që të mos ua plotësoj këto kërkesa.

Thaçi ka zgjedhur që ky Ligj të hyjë në fuqi në mënyrë të heshtur, duke mos e dekretuar e kthyer mbrapa në Kuvend.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Kushtetuta e Kosovës, sikundër edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parasheh që ligji hyn në fuqi në rastet e tilla.

“Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”, shënohet në Kushtetutë.

Në rast se presidenti Thaçi do t’ia kthente këtë Ligj mbrapa në Kuvend, atëherë do t’i duhej të jepte verisonin e tij për çdo nen të kontestuar.

Rregullorja e Punës së Kuvendit e parasheh që kur ligji kthehet nga presidenti për rishqyrtim, atëherë Kryesia e Kuvendit ia dërgon atë komisionit funksional raportues për shqyrtim.

Ky komision i shqyrton vetëm çështjet që i përmban vendimi i Presidentit dhe brenda dy javë pune, nga data e pranimit të tij, ia paraqet Kuvendit raportin me rekomandime, shkruan “Telegrafi”.

Pastaj, Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë deputetëve vendos për ose kundër miratimit të rekomandimit të komisionit për vërejtjet e Presidentit.

Nëse Kuvendi nuk e miraton rekomandimin e komisionit për vërejtjet e Presidentit, atëherë ligji mbetet ashtu siç është miratuar më parë nga Kuvendi dhe

Ligji për Paga pritet të hyjë në fuqi 9 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet…