Presidenti nuk heq dorë nga bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën

02 tetor 2018 | 16:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Me ketë rast, presidenti në Gjenevë ka takuar edhe përfaqësues të shoqatës “Medvegja” si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës, të cilët e përshëndetën gatishmërinë e Kosovës për të respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur në referendumin e vitit 1992.

“Atyre ua konfirmova që mbështes kërkesën e tyre që Presheva, Bujanoci e Medvegja të bashkohen me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2196731390397208/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAbfPrnpgFauILgD7uXXx09Y8gp115E6pPMEgQV2bBo-dAqYdw7ixrdsys9We3den3GBUwRqptuOCeLgjqfOXdi8jXg46FEDqIzTBQBFJ5YQCVU_yXJklCUKhreaqFG71y56BtP2Km05AAKDPvCQRGkHUGTeo2eiNIlM6P_ORvMtPgBqnZoZw&__tn__=EHH-R

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania…