Presidenti palestinez: Kemi të drejt të mbrohemi kundër pushtuesve
Hamasi ka nisur një sulm masiv ndaj shtetit izraelit duke shkaktuar disa viktima ndërsa izraelitët tashmë kanë nisur sulmet ndaj caqeve të tyre.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka reaguar për herë të parë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Abbas ka pohuar se qytetarët kanë të drejtë të mbrohen kundër pushtuesve të tyre, raporton skynews.
“Popullit tonë duhet t’i sigurohet mbrojtje dhe ne themi se popullit palestinez ka të drejt të mbrojë veten kundër terrorizmit të kolonëve dhe forcave pushtuese”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “ne jemi në luftë dhe do të fitojmë”.
Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”.
“Ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në raunde, por në luftë. Këtë mëngjes, Hamasi hapi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Unë mblodha krerët e sigurimit, kam udhëzuar fillimisht që të pastrohen fshatrat nga terroristët që u infiltruan. Kjo po ndodh tani. Përveç kësaj, urdhërova thirrjen e rezervistëve. Ndërkohë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që t’u binden rreptësisht udhëzimeve të ushtrisë dhe udhëzimeve të komandës së brendshme. Ne jemi në një luftë dhe do ta fitojmë atë”, pohoi ai.
Ndryshe, deri më tani të paktën 22 të vrarë janë në radhët e izraelitëve dhe dy tek palestinezët.