Presidenti para kabinetit qeveritar përmend sfidat që e presin Kosovën
05 shkurt 2018
| 11:41
Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur fjalim para kabinetit qeveritar.
Thaçi në këtë fjalim ka përmendur sfidat që ka para vetës shteti i Kosovës.
Ai e ka vlerësuar të nevojshme që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Sfidat e menjëhershme mbetet liberalizimi i vizave, transformimi i FSK-së, luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit, lufta kundër korrupsionit por duhet që të jemi inkurajues për atë që kemi bërë deri tani pasi që kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Janë shumë të mirëseardhura përpjekjet e fundit për ta gjetur një zgjidhje për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, është shprehur presidenti Thaçi.