Presidenti përgëzon subjektet politike për fushatë të qetë në komunat veriore
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar subjektet politike dhe qytetarët për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka uruar një proces të rregullt zgjedhor.
“Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook.
Ai ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.
“Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi.