Presidenti përkujton dëshmorin Jakup Agushi: Dëshmorët janë themele të lirisë

30 qershor 2019 | 09:10

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar dëshmori Jakup Agushi, në 21-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka theksuar se nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd.

“Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e sotme lokale në Shqipëri janë të parat pas…