Presidenti polak me kërkesë për Amerikën: Vendosni armët bërthamore në Poloni

13 mars 2025 | 16:06

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda u ka bërë thirrje përsëri Shteteve të Bashkuara të vendosin armë bërthamore në Poloni si një pengesë për Rusinë, treguesi më i fundit se kombi i vijës së parë të NATO-s po konsideron gjithnjë e më shumë mbrojtjen bërthamore ndërsa frika nga Rusia rritet.

Duda e bëri apelin e tij në një intervistë me “Financial Times” të botuar të enjten, duke përsëritur një apel që ai i bëri administratës Biden në 2022, raporton “Associated Press”.

Këshilltari i Dudës për çështjet ndërkombëtare, Wojciech Kolarski, ka vazhduar apelin e Dudës me një intervistë në radion polake RMF FM të enjten në mëngjes, në të cilën ai argumentoi se mbrojtja bërthamore do të përmirësonte sigurinë për Poloninë, një anëtare e NATO-s përgjatë krahut lindor të aleancës që ndan kufijtë me Ukrainën, Bjellorusinë dhe territorin rus të Kalinit.

Kryeministri Donald Tusk, një kundërshtar politik i Dudës, ka thënë javën e kaluar se Polonia ishte në bisedime me Francën në lidhje me propozimin e presidentit Emmanuel Macron për të përdorur parandalimin bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin nga kërcënimet ruse. Moska e quajti këtë ide “jashtëzakonisht konfrontuese”.

Tusk e ka bërë komentin e tij në parlament pasi Macroni, ka thënë se kishte vendosur të hapte një “debat strategjik” mbi përdorimin e parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur aleatët evropianë

Presidenti francez e ka përshkruar Moskën si një “kërcënim për Francën dhe Evropën” në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suhareka shënoi fitore në javën e 23-të në Superligën e…