Presidenti rus dënon arrestimin e Gjuriqit nga Policia e Kosovës
Kremlini ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin ka dënuar fuqishëm arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Putin dhe Vuçiq kanë diskutuar për çështjen e Kosovës “në kontekst të veprimeve provokuese nga autoritetet në Prishtinë”, ndaj Marko Gjuriqit, transmeton AP.
Aty po ashtu thuhet se Putin ka “dënuar” arrestimin e Gjuriqit, duke thënë se me arrestimin e tij, autoritetet në Kosovë kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Të hënën, Policia e Kosovës e ka arrestuar Marko Gjuriqin, pasi ai kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Më pas ai është dëbuar për në Serbi. (REL)