Presidenti s’e përmend më gjendjen e jashtëzakonshme

22 mars 2020 | 10:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, pas raportimit të rasteve të para të të infektuarve me koronavirus, ka deklaruar në dy-tri paraqitje të tjera për media se IKSHP-ja, Policia dhe FSK-ja janë duke e menaxhuar mirë situatën në lidhje me koronavirusin.  Sipas Thaçit, tashmë rolin kryesor e kanë qytetarët.

“Të kujdesemi për higjienën tonë. Ta ruajmë distancën fizike mes nesh. Të dalim nga shtëpitë vetëm kur kjo është e domosdoshme. Këto ditë janë kritike për ta kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për t’i lejuar kapacitetet ekzistuese që të përballen me rastet që paraqiten. Si shtet jemi të përgatitur dhe po punojmë të gjithë së bashku që t’i shtojmë kapacitetet mjekësore, ta ruajmë furnizimin me ushqime dhe materiale sanitare, të ndërmarrim masa dhe t’i ruajmë punëtorët dhe bizneset, të cilat duhet të ndihmohen me politika lehtësuese në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar ai. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur kosovar Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin…