Presidenti shkon për ngushëllime në Qirez për vdekjen e nënës së katër dëshmorëve
19 shkurt 2020
| 18:02
Presidenti Hashim Thaçi sot ka qëndruar në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij.
“Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/