Presidenti Meta shqetësohet për plakjen e kombit: Kërkon që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

25 gusht 2020 | 22:32

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta reagoi pas studimit të “The Ekonomist” në të cilën parashihet variant pesimist, që Shqipëria në vitin 2100 mund të ketë vetëm 860.000 banorë.

“Trishtim më të madh nuk mund të ketë! Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë”, shkroi Meta.

Ai nënvizoi se shpejtësia e plakjes në vend është gjithashtu tronditëse.

“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Evropë. Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç”, shkroi Meta.

Më tej, shton ai, se qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen në mënyrë fiktive nivelin e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivën nëse nuk adresohen menjëherë “dhe në mënyrë agresive nuk i qaset këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofale sidomos për vendin si Shqipëria”.

“Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”, përfundon postimin në profilin e tij në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Standardit dhe Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim…