Presidenti shqiptar Bajram Begaj viziton akademik Rexhep Qosjen
15 prill 2024
| 20:52
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me ftesë të presidentes Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Begaj do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë.
Gjatë takimeve me personalitete të jetës politike e kulturore, kreu i shtetit shqiptar, i shoqëruar nga profesori universitar Arsim Sinani, ka vizituar në shtëpinë e tij, Akademikun Rexhep Qosja. Presidenti e falemnderoi Akademin Qosjen për angazhimin e tij në kauzën shqiptare.
Në fund të takimit presidenti Begaj i ka dhuruar Medalje, Akademik Qosjes.