
Presidenti sllovak në Tiranë, pritet nga Begaj
28 mars 2025
| 12:45
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në Tiranë.
Pellegrini është në Shqipëri për herë të parë.
“Sot, për herë të parë një president sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale.