Presidenti slloven deputetëve: Keni guximin politik, ratifikojeni demarkacionin
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka bërë një adresim në Kuvendin e Kosovës, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Pahor u ka bërë thirrje ligjvënësve kosovarë që ta bëjnë ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Në Kosova kam ardhur si mik i kosovarëve dhe serbëve dhe nacionaliteteve të tjera që jetojnë këtu. Si mik i juaji ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet me Serbinë, por edhe të zbatoni marrëveshjet e arritura.
“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për të zgjidhur marrëveshjet, por edhe për stabilitetin politik për të gjithë rajonin. Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Kosovën”.
“Ju inkurajoj që të mos hezitoni të miratoni marrëveshjen për demarkacionin, e di sa është e vështirë por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj që të mos hezitoni që të zgjidhni këto çështje, që të keni guxim politik, që e cila do të ju çoj drejt BE-së dhe NATO dhe Sllovenia do të iu përkrah në këtë drejtim”.
Pahor ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha vendet të zgjidhin problemet, para anëtarësimit në BE, si ato të kufijve.