
Presidenti slloven, Mogherinit: Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi të mos bazohet në parime etnike
20 shkurt 2019
| 17:05
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është takuar sot me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Moherinin, ku kanë biseduar rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes finale.
Pahori i ka thënë Mogherinit se zgjidhja për Kosovën do të duhet të jetë origjinale dhe nuk duhet të bazohet në parime etnike, shkruan agjencia sllovene e lajmeve “STA”.
Ai ka thënë se i gjithë procesi duhet menaxhuar gjatë gjithë kohës, me respekt të ndërsjellë dhe kontroll të plotë nga komuniteti ndërkombëtar.
Presidenti slloven ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve si zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parë me skepticizëm dhe ka ngritur dyshime tek perëndimi.